-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet serbi në Mitrovicë, Sveçla: Organizoi sulmet ndaj policisë edhe KOFR-it

Kryesoret

Para pak çastesh në Mitrovicën e Veriut është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës.

Nga ky aksion ka mbetur i arrestuar një prej udhëheqësve të asaj që njihet si mbrojtja civile.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e “Mbrojtjes Civile”.

Sipas Sveçlës, ai ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj.

Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit