Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Si në provimet e para edhe sot ka dalë teza e Matematikës.
Vetëm pak minuta pasi maturantët kanë hyrë në provim, teza e variantit “A” ka nisur që të bëjë xhiron e rrjeteve sociale.
Rreth 30 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës.
Ai pason provimin e Gjuhës së Huaj të zhvilluar në 1 qershor dhe provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në datën 7 qershor.
Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje.