Këshilli i BE-së emëroi sot shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Vendin e Lars-Gunnar Wigemark do të zëvendësojë Giovanni Pietro Barbano i cili është Gjeneral Major në kuadër të Karabinierëve italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.
Mandati i tij do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.
Vendimi për të emëruar Barbanon u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri (KPS).
Sipas mandatit aktual të EULEX-it, misioni ndërmerr aktivitete monitoruese dhe ka funksione të kufizuara ekzekutive, duke përfshirë si reagues të nivelit të dytë të sigurisë.