Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij Grenell u shpreh se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për qetësimin e krizës me “gishtin e mesit”.
“Ata thanë se Albin Kurti duhet menjëherë të deeskalojë situatën dhe të fillojë zgjedhjet e reja. Kurti u tregoi gishtin e mesit sot në mëngjes dhe e përshkallëzoi situatën edhe më tej. Është kaluar një vijë tjetër e kuqe, vendet nuk e respektojnë Joe Biden”, ka shkruar Grenell.