-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani serb dekorohet nga Putin

Kryesoret

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, e ka dekoruar Presidentin e entitetit të BeH-së, Republika Serbe, Milorad Dodik, me Urdhrin e Aleksandar Vevskit, më 12 qershor, kur festohet Dita e Rusisë.

Dodik u mburr me këtë urdhër në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe RS-së janë miqësore dhe plot mirëkuptim.

“Rusia është e rëndësishme për Serbinë sepse ajo zbaton vazhdimisht Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, nuk bën gjëra që duken si eksperiment.

Ne e vlerësojmë këtë, si dhe rolin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sepse ajo është e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Srpska-s, dhe jo vetëm gënjeshtrat që po përpiqen të përhapin përfaqësues të ndryshëm të lartë. Serbia bashkëpunon me Rusinë, por ne nuk kemi asgjë kundër bashkëpunimit me vendet e tjera lindore dhe perëndimore.

Ne jemi neutralë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk i bashkohemi sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në pritjen në Banja Llukë, e urova ambasadorin Igor Kalabuhov për Ditën e Rusisë. Të pranishmëve u thashë se jam jashtëzakonisht krenar për çmimin që më dha Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për kontributin tim të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës Ruse dhe Bosnje-Hercegovinës dhe forcimin e partneritetit me Republikën Serbe”, ka shkruar Dodik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit