Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se Millun Millenkoviç-Llune, i arrestuar të martën nga Policia e Kosovës nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviç- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në Lagjen e Boshnjakëve. Disa automjete të Policisë së Kosovës pastaj janë parkuar në jug të Mitrovicës, në rrugën që çon në Lagjen e Boshnjakëve.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë për mediat se po bëhet një “riorganizim” i pranisë së tyre dhe se nuk kemi të bëjmë me tërheqje.
Vjen reagimi i parë i Beogradit: Arrestuan luftëtarin e Serbisë