Paraditen e sotme rreth orës 11:00 në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk në Tiranë është shënuar një shpërthim. Banorët dolën me shpejtësi jashtë shtëpive.
Policia sqaron se nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.