-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia i jep lamtumirën Berlusconit

Kryesoret

E gjithë Italia sot është në zi kombëtare. Ish-kryeministri Silvio Berlusconi përcillet në banesën e fundit. Kavalieri u nda nga jeta të hënën pas një sëmundje të rëndë. Funerali shtetëror do të mbahet në orën 15:00 në Duomo.

Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë shtuar në të gjithë Milanon. Piazza Duomo do të ruhet nga forcat e rendit. Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë do të jenë të pranishëm në ceremoni.

Të pranishëm do të jenë edhe disa nga krerët e shteteve të huaja, duke përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orban. Rreth dy mijë persona do të hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit