-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Janë në duart e Beogradit, s’kemi dijeni ku po mbahen”, Zveçla flet për policët e rrëmbyer

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se policët e kidnapuar nga Serbia nuk dihet ku po mbahen dhe janë nën arrestin e institucioneve serbe.

Ndërsa vizitoi vendin në Leposaviç ku policët u rrëmbyen të mërkurën, ai tha se janë duke u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtarë që “ajo të jetë e qartë për këtë veprim kriminal”.

Sipas ministrit Sveçla, Serbia duhet t’i kthejë sa më shpejt zyrtarët policorë, së bashku me pajisjet e tyre private dhe zyrtare.

“Për ne, por edhe për botën demokratike, jo vetëm që është e papranueshme, por edhe incident i rëndë. Në kësi lloj aktivitetesh të parapërgatitura, ai që sulmon në befasi ka përparësi. Kjo është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llune. Tash çka po ndodh është Serbia kriminale, duke vepruar njëjtë, përmes sjelljeve kriminale, duke u munduar të minojë rrugën tonë drejt shtetndërtimit e shtrirjes së sovranitetit. S’do t’ia dalë, e as të na zmbrapsë, e as të na ndalë. Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit”, deklaroi ministri.

Sveçla ka thënë se me qëllim të parandalimit të kontrabandës qysh më herët është bllokuar rruga në të cilën janë rrëmbyer policët.

Ai ka shtuar se janë bërë gropa të cilat janë dëshmi që policët nuk kanë qenë në territorin e Serbisë siç ajo pretendon, ndërsa ka shtuar se të gjithë ata që e shkelin ligjin do të sillen para drejtësisë.

Sveçla shtoi se Serbia po rrezikon jetën e zyrtarëve të Kosovës dhe të qytetarëve. Ai shtoi se ka informacione për arrestime të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare në Merdare.

Masa e ndaljes së futjes të mallrave serbe në Kosovë, sipas ministrit, do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit