-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR: Të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në rajon. Ristuccia është shprehur i qetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës.

Pas takimit me Vuçiçin, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të de përshkallëzojnë tensionet”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhej në komunikatë. Por për arrestimet e tre policëve ende nuk ka asnjë reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit