-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbytet peshkarexha në Greqi, 17 të vdekur

Kryesoret

17 të vdekur deri tani është bilanci i tragjedisë së radhës në ujërat e detit Mesdhe, pasi një peshkarexhë e nisur nga Libia u mbyt në ujërat që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pylos.

Një operacion i madh për gjetjen e rrënojave është duke u zhvilluar në zonë dhe deri tani numri i të shpëtuarëve ka arritur në 104.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare vlerësojnë se numri i incidenteve të tilla do të rritet, pasi shtohet numri i emigrantëve që, qoftë nga brigjet turke, qoftë nga Afrika e Veriut, udhëtojnë kryesisht drejt Italisë për t’u nisur më lehtë drejt Europës Qendrore dhe Veriore. Varkat janë të vjetra dhe shumë prej tyre nuk janë mirëmbajtur, ndërsa numri i pasagjerëve është shumë më i lartë se sa lejohet.

Sipas burimeve të protothema.gr, emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk kishte sjellë jelek shpëtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit