Mediat serbe raportojnë se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në kufirin serb 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas “Novosti”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiç, i cili menjëherë u drejtua për në Presidencë.
Ende nuk ka një njoftim në lidhje me këtë informacion nga autoritetet e shtetit e Kosovës.