-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxënësi qëllon me armë në shkollë, disa të plagosur në Bosnjë e Hercegovinë

Kryesoret

Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq.

Deliq ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është ndaluar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.

Ministria e Punëve të Brendshme t njoftoi se të shtënat në shkollë janë raportuar rreth orës 9:00 të mëngjesit.

“Personat e plagosur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm në shkollën fillore të qytetit të Llukavacit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës”, ka thënë MPB-ja.

Qendra Klinike Universitare e Tuzllës bëri të ditur se një pacient me iniciale është shtruar aty për shkak të plagës me armë zjarri në qafë.

“Pacienti është intubuar dhe operacioni është në vazhdim”, kanë thënë nga spitali./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit