Policia ka shpëtuar dy turistë holandezë në Himarë pasi duke eksploruar gjirin e Filikurit kanë mbetur të izoluar në një terren të vështirë.
Polica thotë se njëri prej tyre ka marrë lëndime, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e e mirë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë”, njofton polcia.