Kryetari i zgjedhur në 14 Maj në bashkinë e Himarës, por që ende nuk është betuar dhe që rrezikon të humbasë mandatin i është drejtuar Gjykatës së Lartë si shpresa e fundit për lirimin nga prangat.
Nga spitali ku ndodhet nën masën e arrestit me burg, Fredi Beleri kërkon lirimin dhe hetimin në gjendje të lirë. Nuk pranon akuzat për blerje votash për të cilat u arrestua në 12 Maj.
Tre gjykata, në Vlorë dhe në dy raste, e Posaçmja e shkallës së parë dhe e apelit e kanë rrëzuar kërkesën për lirim. Kështu që Beleri i është drejtuar Gjykatës së Lartë.
Nëse nuk betohet Beleri e humbet mandatin që fitoi nga burgu.