-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U futën brenda territorit”, Deputeti në Kosovë zbulon detaje nga arrestimi i 3 policëve

Kryesoret

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve ku sipas tij ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Kosovës xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në vend.

Berisha shtoi se ata u kanë dalë prapa shpine policëve të Kosovës dhe pastaj i kanë rrëmbyer.

Kam kontakte me policinë, ata janë kapur nga vija e kufirit 150 metra në territor të Kosovës. Sipas informacioneve, policët i kanë vërejtur lëvizjet e tyre në drejtim të kufirit. Duhet përcjellë komunikimin që janë bërë në ato rrethana.

Ata janë futur në territorin e Kosovës, i kanë dalë pas shpine, pas një joshje, këto janë veprime taktike dhe i kanë kapur”, u shpreh ai.

“Nuk është e mundur t’i ofrohesh policisë përballë kur ka armë në dorë. Kur thërret nga pas shpine, ndal se të vras, çdo lëvizje është vdekjeprurëse.

Nuk është hera e parë që Serbia ka bërë këso veprime. Aziz Kelmendin e kanë vrarë, e kanë vendosur te rrethojat e kazermës.

Kanë gjuajtur në rojën e postës dhe e kanë faturuar se ai ka gjuajtur dhe e kemi vrarë në ikje. Kjo është njëlloj “Pande” për ta arsyetuar atë çfarë po do me arrit Serbia”, shtori Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit