-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtria arrestoi tre policë, Kosova thirrje qytetarëve: Mos kaloni nga Serbia

Kryesoret

Pas arrestimit të tre policëve nga ushtria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u kërkon qytetarëve që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar zyrtarisht përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd lidhur me arrestimet e reja të qytetarëve të Kosovës në Serbi.

MPJD mbetet e angazhuar që bashkërisht me institucionet e nivelit më të lartë të vendit të trajtoj me prioritet çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi, veprime të cilat janë shpeshtuar muajve të fundit”.

Për këto arrestime është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek  Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, në vazhdimësi është duke ndjekur zhvillimet e procedurës për rastet e arrestimeve, për të cilat janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek  Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thekson MPJD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit