Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur masë të sigurisë, vendimin e djeshëm për të bllokuar hyrjen e kamionëve të Serbisë në Kosovë.
Kurti ka thënë se kjo s’është masë ekonomiko-tregtare, por se është marrë për çështje sigurie pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.
Nga Dogana s’janë deklaruar ende për këtë vendim, por sipas raportimeve në media, rreth 60 kamionë janë duke pritur në Merdare për të hyrë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bllokojë hyrjen e të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti. Vendimi erdhi pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe, gjatë ditës së djeshme në Leposaviç./ Express