Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një 33-vjeçari, i cili është kapur në flagrancë, pas një ndjekjeje prej disa kilometrash, pasi me mjetin e tij po transportonte 9 kg kanabis, me destinacion Greqinë.
Sipas policisë, rezulton se 33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për të transportuar lëndën narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të marra në rrugë policore, për një rast të tregtimit të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reset 2”.
Gjatë operacionit, në fshatin Qeparo, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. P., 33 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.
Ndjekje dhe pritë! Momenti kur policët i hidhen në fyt trafikantit në Himarë
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike do të shitej me qëllim trafikimin drejt Greqisë.”, njofton policia.