-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Rama po merr 50 mln Euro borxh për t’ja dhënë inceneratorit

Kryesoret

“Qeveria po merr 50 milionë euro borxh për t’ja dhënë inceneratorit të Tiranës”. Kështu deklaroi sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Deputetja iu referua projektligjit “për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikes se Shqiperise (huamarresi), përfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, dhe KfË Frankfurt am Main (KfW), për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta. Kryemadhi në zbërthimin që i bëri këtij projektligji tha se lekët do të çohen te inceneratori i Tiranës.

Ky projekt, ose Mërtiri, Zoto dhe kolegët që janë në burg i thonë (Ramës) ose vazhdo ose do të flasim. Dy inceneratorë të sekuestruar, i Fierit dhe Elbasanit, që janë pronë e shtetit. Zoto, Mërtiri dhe Gugallja bënë ndërtim dhe morën paratë.

“Mirel Mërtiri” është pronari koncesionarit të Tiranës që merr 100 mijë Euro në ditë dhe shkojnë në “offshore”. Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, edhe pse nuk punojnë asnjë ditë. Administratori i Fierit ka dyfishuar çmimin për plehrat, punonjësit nuk marrin rrogat. Llokma më e madhe do i shkojë inceneratorit të Tiranës.

Nuk mjaftojnë 13 mln euro nga Tiranë, 10 mln nga Durrësi, por ne sot kërkojmë që të paguajmë edhe 50 mln Euro të tjera për ta çuar sërish te inceneratori i Tiranës. Guxim idioti. Unë jam kundër, që të marrësh para borxh dhe t’ja japësh onturazhit të plehrave do të thotë se ke mbaruar cdo lloj limiti” tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit