-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i prerë: Nuk pyesim Brukselin për të arrestuar kriminelët serbë

Kryesoret

Nuk pyesim Brukselin për të arrestuar kriminelët serbë”. Kështu është shprehur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur u pyet mbi faktin, që shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell tha se qeveria në Prishtinë nuk u konsultua me Brukselin mbi operacionin e arrestimit të serbit pak ditë më parë të akuzuar për dhunë mbi KFOR-in.

Ne i bindemi Kushtetutës dhe ligjit. Nuk duam t’ja shkelim askujt të drejtat. Për të arrestuar një kriminel, nuk ka kuptim që të ketë instancë sipërore, ne nuk jemi monarki, vend feudal, por republikë demokratike.

As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel. Ka arrestime që unë i shosh si ju. I tillë ka qenë edhe i “Lunes”. Kur e morët vesh ju, e mora edhe unë. Unë shpreh mbështetjen. Arrestimet nuk janë punë e imja, as e ndonjë zyrtari të Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë koordinim dhe paralajmërim për sundim të ligjit, pasi ashti i bie sundim mbi ligjin.

Ligji është mbi të gjithë ne. Për takimet (në Bruksel me Vucic) jam i gatshëm, kur ta caktojnë. Në dialog jam i gatshëm dhe i përkushtuar, por në Kosovë ligj dhe Kushtetutë. Ju i keni dëgjuar dhe lexuar pesë pikat që ia kam çuar Borrellit.

Kriminelët ose në burg, ose në Serbi nga erdhën. Vetëm kur kjo të ndodhë, kur të kemi sundim të ligjit, që largon grupet kriminale, në mënyrë graduale do të zvogëlonim praninë tonë” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit