Ish-kryeminstri Sali Berisha nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka frik të përballet me akuzat e opozitës. Gjithashtu Berisha ka është shprehur se Elisa Spiropali ka marrë rolin e ‘papagallit’ të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
“Duhet të bëj një sqarim, sepse keqkuptimi i qëllimshëm ndaj kërkesës sime për Spiropalin që ti japë fustanin Edi Ramës, mori interpretime që nuk ishin qëllimi im. Nuk ndërhyj në orientimin seksual të asnjë njeriu.
Por do ju them një gjë ju zonja kryetare që drejtoni këtë Parlament në mënyrën më flagrante pa rregullore.
Nëse ti lejon që të përgjigjet për kryeministrin një person që nuk quhet Edi Rama, ti shkel në një akt servilizmi total rregulloren e Parlamentit. Unë shoh tea jo mjerimin e Edi Ramës, se kush e mbron atë.
Ti je bërë shkak për konflikte në këtë Parlament nëse nuk zbaton rregulloren. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flaës në emër të tjetrit. ”, u shpreh Berisha.