Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së bashkë me ministrin e jashtëm e Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ndër të tjera tha se gjatë mbrëmjes së djeshme ka biseduar me të dërguarit e posaçëm të SHBA-ve dhe BE-së në lidhje me rrëmbimin e policëve të Kosovës në veri.
Ai tha se është i habitur nga heshtja e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë rast.
“Mbrëmë pata bisedë telefonike me emisarin special amerikan Gabrielin Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në orën 07:00.
Mirëpo asnjë informacion. Pra Në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë sot kemi shkuar vetëm me informacione të Republikës së Kosovës të cilat qartazi janë të vërtetat.”, tha Kurti