-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa i sigurt është kufiri me Serbinë? Kurti: Pyesni KFOR-in, ne do ta shtojmë forcat

Kryesoret

Kosova do të shtojë forcat në kufi me Serbinë. Këtë e deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një konferencë për mediat, Kurti fajësoi KFOR-in për futjen e serbëve brenda territorit të Kosovës.

Nuk është e mundur të ruhet kufiri si ju aludoni, ne do i shtrojmë zyrtarët, por aq terren i vështirë malor është dhe aq e gjatë është vija kufitare sa nuk do të ketë asnjëherë mjaftueshëm forca për ta ruajtur. Kufirin ne e dimë që në atë pjesë të vendit e ruan ushtria.

Në atë pjesë është KFOR-i. Disa vite më parë, Thaçi i është zotuar Rasmunsenit, që nuk ushtria nuk do ta kalojë lumin Ibër. Kjo do të thotë se në veri është ushtria, pra KFOR-i që e ruan kufirin. Ju inkurajoj që këtë pyetje t’jua bëni atyre” tha ai.

Sa i sigurt është kufiri Kosovë-Serbi? “Gatishmëria është. Vija është e paprekur. Mbi të gjitha është e KFOR-it. Presim që të dalin me qëndrimin e tyre, për atë që ka ndodhur. Gatishmëria e policisë është në një nivel shumë më të lartë. Janë të gatshëm që t’i përgjigjen cfarëdo sfide” tha ministri Svelça.

A do të pranojë shkëmbimin e policëve me serbin? Kurti: Nuk bëjmë pazare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit