-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës në Zveçan/ VIDEO

Kryesoret

Teksa ekipi i RTK-së po raportonte nga Zveçani, vetura është sulmuar e dëmtuar, duke ia thyer xhamat dhe shpërthyer gomat. Ekipi i njëjtë është penguar edhe paradite nga protestuesit, të cilët u kanë krijuar vështirësi gjatë raportimit.

“Gjatë kohës sa po raportonim më parë lidhur me situatën në komunë e Zveçanit, disa persona kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturë së RTK-së, që ishte parkuar pak më larg se objekti komunal”, tha gazetarja Arbëreshë Berisha, teksa shtoi se veturë së RTK-së i janë thyer xhamat dhe i janë shpërthyer edhe gomat e veturës.

“Fatmirësisht në ato momente asnjë nga ekipi nuk ka qenë në veturë në ato momente”, bëri të ditur ajo, ndërsa shtoi se “një grup protestuesish po vëzhgonin lëvizjet e ekipit tonë.”

Gazetarja e RTK-së, Arbëresha Berisha tha se këta persona që kanë shkatërruar veturën e RTK-së nuk janë identifikuar. Më tej, ajo vuri në dukje se në Zveçan dhe Leposaviq, ekipi i RTK-së është penguar të kryejë punën e vet në raportimin e gjendjes atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit