Në zyrën e kryeministrit të Kosovës ka mbërritur një letër nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Sipas mediave kosovare në letrën e dërguar mësohet se i është kërkuar Kurtit de-përshkallëzimi i tensioneve në veri.
Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell e cila i drejtohej Kurtit.
Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar edhe as përmbajtjen e saj.