-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një nga të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarëve në Kosovë

Kryesoret

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në fund të majit sapo është arrestuar në veri të Kosovës, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësinë.

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka njoftuar ai në Facebook.

Sulmohen me molotov gazetarët shqiptarë në Leposaviç

Sveçla ka thënë se “të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se arrestimi i tij ka ardhur si “rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore. Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim të Policisë.

Bilanci/ Serbët sulmuan 9 gazetarë në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit