Nëntë gazetarë janë sulmuar nga huliganët në Leposaviç të premten. Sipas policisë, gazetarët e sulmuar kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet në komunën e Leposaviçit pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
“Po ashtu në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individ/grupe kriminale është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale disa gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës. Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Berisha-Meta: Dënojmë sulmet e Putinit të vogël kundër gazetarëve në Kosovë