Sor priten reshje intensive në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 22 °C
në vendet e ulëta: 18 / 21 °C
në vendet malore: 13 / 19 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.