-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar: Është e qartë, policët nuk donin të shkonin në Serbi! Lirojini!

Kryesoret

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar deklaroi sot se janë duke e ndjekur me kujdes rastin e 3 policëve të Kosovës të arrestuar nga Serbia.

Escobar ka se janë dy skenarë të mundshme, që 3 policët kosovarë janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe që kanë mundur të kalojnë kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në Serbi.

Escobar thotë se në secilin rast, është e qartë që 3 policët e Kosovës s’kanë pasur synim që të jenë në Serbi dhe duhet të lirohen.

“Po e ndjekim rastin e tre policëve të arrestuar me shumë kujdes. Ne do të kemi një qëndrim kur të kemi faktet e plota.

Tani, janë dy skenarë të mundshme, që ata janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe i dyti ata kanë kaluar kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në territorin e Serbisë.

Por është e qartë që këta polic s’kanë pasur synim për të qenë në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka thënë Escobar.

Emisari amerikan ka thënë se janë duke pritur kompletimin e të gjitha fakteve, për të dalë pastaj më një qëndrim të plotë.

“Sapo të mblidhen faktet, ne do të dalim me një qëndrim”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

SHBA: Albin, do të përballesh me pasoja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit