Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka surprizuar disa studentë shqiptarë të cilët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.
Në postim në Twitter ai ka publikuar disa foto të shkrepura me studentët mes flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, të lidhur së bashku. Fotoja është publikuar në adresën zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë në Twitter.
🇺🇸 Special delivery from President Bush! Students from Albania and Kosovo who are working for the summer in the United States received a special surprise when former U.S. President George W. Bush paid them a visit recently! President Bush stopped by one of his favorite… pic.twitter.com/W4WjDYYrn9
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 16, 2023
“Porosi speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë për muajt e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, “The Clam Shack” në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-Presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack.”, njofton ambasada amerikane.