Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur në Forumin e Prespës ka kërkuar edhe një herë lirim e policëve të Kosovës të rrëmbyer nga serbët.
Gjithashtu Kurti tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë që e cilësoi si agresion dhe kërkoi që të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.
“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë.
Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.