-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja e Kurtit i bën karikaturë KFOR-it: I mbylli sytë, gojën dhe veshët

Kryesoret

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shpërndarë një karikaturë, e cila e kritikon KFOR-in për reagimin e saj kundrejt rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Ajo nuk ka shkruar asnjë koment, por vetëm ka shpërndarë në ‘story’ këtë karikaturë.

Ky reagim vjen një ditë pasi misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë më 15 qershor se nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur arrestimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe një ditë më parë.

“KFOR-i e ka dërguar një ekip në zonë dhe është në kontakt me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe me autoritetet e Serbisë”.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë edhe më misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë”.

Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si kidnapim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit