-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina zyrtare: Serbia nuk po u jep bukë e ujë policëve që rrëmbeu

Kryesoret

Shefi i stafit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Sharr Jakupi akuzoi se policët e rrëmbyer nga forcat serbe po keqtrajtohen. Në një reagim në Twitter, Jakupi tha se policët po privohen nga ushqimi, ndërsa njëri prej tyre, që ka nevojë për trajtim mjekësor, po neglizhohet nga autoritetet serbe.

“Raporte thellësisht shqetësuese në lidhje me trajtimin e tmerrshëm të tre policëve tanë të rrëmbyer nga Republika e Kosovës, aktualisht të ndaluar në Kralevë. Pavarësisht se u është zgjatur paraburgimi për 30 ditë me akuzën për ‘posedim të paautorizuar të armëve’, krim i vërtetë janë kushtet e turpshme me të cilat po përballen.

Të privuar nga ushqimi dhe uji, zyrtarët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor”, ka thënë ai duke shtuar se njëri prej policëve “që ka nevojë për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion që nga rrëmbimi”.

Jakupi është ankuar po ashtu se zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka alarmuar autoritetet serbe dhe komunitetit ndërkombëtar për nevojën për trajtim mjekësor, por vetëm “është injoruar tërësisht nga autoritetet serbe”.

Ai i ka bërë thirrje ndërkombëtare të dënojë zëshëm mizoritë dhe t’i bëjë presion Serbisë për lirimin e menjëhershëm të policëve. “Heshtja dhe mosveprimi, barabartë me bashkëfajësi”, ka përfunduar reagimin ai.

Escobar: Është e qartë, policët nuk donin të shkonin në Serbi! Lirojini!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit