-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden nën gafën e radhës

Kryesoret

Nuk kanë të sosur gafat e presidentit amerikan Joe Biden. Më e fundit ndodhi në Connecticut, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë përmbylli fjalimin me frazën: “Zot ruaj mbretëreshën!”, çka ngjalli hutim tek të pranishmit, të cilët pyesnin për kuptimin e asaj fjalie.

Një mister që zgjati derisa Shtëpia e Bardhë shpjegoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte “bërë një koment me dikë në turmë”.

Biden nuk është i panjohur për gafa të këtij lloji. E fundit ishte në 26 maj, kur mirëpriti ekipin e basketbollit të femrave të Universitetit Shtetëror të Luizianës, fituese të kampionatit të kolegjit, në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se në familjen e tij “atletët e vërtetë janë të gjitha femra” ai kishte gabuar numrin e mbesave të tij.

Dhe përsëri në prill, teksa vizitonte Irlandën, ai kishte ngatërruar All Blacks, ekipin legjendar të ragbit të Zelandës së Re, me Black and Tans, protagonistin e njësisë ushtarake britanike të luftës civile të Troubles.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit