-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie çmimi i miellit, por a do të ulet buka?!

Kryesoret

Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ulur me 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekëve për kg.

Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar tendencën e rënies së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, që ka nisur në fillim të këtij viti.

Anëtarë të Shoqatës Përpunuese të Miellit pohuan se aktualisht po furnizohen me grurë nga Rusia dhe Ukraina, me çmim 310 deri në 320 USD për ton. Krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar, çmimi i shitjes së grurit nga importi është ulur rreth 29%.

Rritja e çmimit të grurit nisi që në shtator të 2021, për shkak të rritjes të kërkesës dhe rënies të ofertës nga kriza e COVID-19. Në muajin tetor 2020, sipas kompanive kryesore të blojës, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg.

Një vit më pas, nga fundi i shtatorit – fillimi i muajit tetor 2021, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 dollarë/ton dhe arriti pikun në muajin qershor 2022 në vlerën e 480 USD për ton.

Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e një viti u shtrenjtua 63%. Ndërsa çmimi i miellit të bukës në treg nga 55-60 lekë për kg arriti në 90 lekë për kg. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit