Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Menjëherë më pas dhe qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte regjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.
Zëri i Amerikës shkruan se SPAK do ta shoqërojë Gjicin për ta marrë në pyetje për rastin ashtu sikur ka ndodhur dje me vajzën që u shfaq në video.
“Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit.
Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv” shkruan Zëri i Amerikës.
Dritëhijet e skandalit/ Çfarë tha vajza në SPAK, si i shpëton Safet Gjici burgut?