Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë bërë të mundur shpëtimin e 2 turistëve çekë të cilët që kishin ngelur në det me mjetin lundrues pasi nuk ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilët u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata deri në breg.
Sipas njoftimit të policisë të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.