-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden 4 të vdekur në një banesë

Kryesoret

Katër trupa të pajetë janë gjendur brenda një banese në periferinë perëndimore të Londrës, mes të cilëve një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë 3 vjeç.

Trupat e tjerë i përkasin një burri dhe një gruaje rreth të 30-ve, ndërsa katër personat besohet se janë nga e njëjta familje.

Policia u thirr në orën 15:12 të ditës së djeshme për shqetësim rreth një banese në rrugën ‘Staines’ në Bedfont.

Kur oficerët hynë brenda gjetën katër trupat e pajetë.

Policia Metropolitane tha se ata besojnë se e kanë të qartë identitetin e të katër personave, por hetimet janë duke u zhvilluar në lidhje me identifikimin formal dhe informimin e të afërmve.

Policia aktualisht nuk është në kërkim të askujt tjetër në lidhje me ngjarjen dhe hetimi po drejtohet nga detektivët e vrasjeve.

Komandanti i policisë lokale në Londrën perëndimore, Sean Wilson tha: “Hetimi ynë është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në hetimet tona fillestare, aktualisht nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit