-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet rruga për legalizimin e kanabisit! Kushtet, çfarë lejohet dhe ndalohet? (Drafti)

Kryesoret

Në mbledhjen e djeshme qeveria ka miratuar legalizimin e kanabisit mjekësor. Qëllimi sipas qeverisë është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit dhe eksportimit për qëllime të përcaktuara me ligj. Aspektet kryesore lidhen me rregullat nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.

Kushtet për licencën

Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Merret vendimi/ Rama firmos legalizimin e kanabisit mjekësor

Licenca për kompanitë jepet për një periudhë 15 vjeçare. Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të paktën 5 vite.

Tabaku: Duhet strategji për ta luftuar, jo për ta legalizuar kanabisin

Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100.000.000 lekë. Në raste shkeljesh do të ketë edhe penalitetet që janë gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Tritan Shehu: Qeveria Rama e kanabisit, legalizon “Republikën e Kanabisit”!

 

E PLOTE-Projekt-ligji për legalizimin e kanabisit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit