-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: 4 shkeljet që u bënë me emërimin e Pezës në krye të RTSH-së

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga selia blu në një deklaratë për mediat listoi të gjitha shkeljet që sipas saj janë kryer me emërimin e ish-deputetit socialist, Alfred Peza në krye të RTSH-së.

“Drejtori i Pergjithshem i RTSH-se nuk lejohet:

  1. A) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara…

Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)

Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qenë zëdhënës i partisë, i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmeri me ligjin.

Në datë 13.06.2023 ne kemi marrë informacion nga AKEP ku z.Peza rezulton ende person kontakti për Partinë Socialiste, edhe pas zgjedhjes.

Po i njejti nen vendos dy ndalesa të tjera, në pikën 1 (b) të tij, ku përsëri të dyja shkelen nga Alfred Peza.

  1. b) Alfred Peza është pronar i një portali mediatik, sic e reklamon edhe vetë, alpenews.al Alfred Peza deri ne 29 dhjetor 2022, pra 6 muaj më parë, ka qënë drejtor i grupit mediatik Panorama.

Pra 4 shkelje në 4 kushte

-Drejtor i një media që s`duhet të ishte gjatë vitit të fundit.

-Pronar i nje media tjeter si “alpenews.al”.

-Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë, zëdhënës i dikurshëm dhe sekretar dixhital.

Ish-deputet i Partisë Socialiste” tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit