Manjola Kajana është prokuroria e cila ka marrë në dorë çështjen e ish-kreyebashkiakut të Kukësit Safet Gjicin.
Sipas raportimeve Gjici po hetohet edhe për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë SPAK ka identifikuar vajzën që ndodhej në videon e ish-kryebashkiakut, por nuk e ka marrë në pyetje, ndërkohë që dyshohet nëse ka biseda për dhënie premtimesh, pasi dyshohet që video të jetë më e gjatë.
Kujtojmë që ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një video ku ish-kryebashkiaku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrë.
Vete Safet Gjici pas publikimit te pamjeve dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë, ndërsa Qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte rregjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.
Safet Gjici kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Në postimin e tij, kryebashkiaku pranon se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke shtuar megjithatë se “nuk ka asnjë justifikim për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth”, shkroi ai.