-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia merr në komisariat pronarët e lokaleve të “Bllokut”

Kryesoret

Policia e Tiranës gjatë kontrolleve në disa lokale në ish-bllok kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit E. G, E. Xh, A. S, E. L, E. P., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjenerojnë muzikën.
▫️Gjatë kontrolleve në Qarkun Vlorë, në një lokal, në Ksamil, Sarandë, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike. Pronari i këtij subjekti gjithashtu ka kundërshtuar mbylljen e muzikës. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u procedua në gjëndje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetesisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, pronari i këtij lokali, shtetasi S. M. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjenerojnë muzikën
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit