-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa herë u fut vajza në zyrën e Safet Gjicit?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme prej ditës së djeshme është duke hetuar rastin e video skandalit të Safet Gjicit, kryetarit të bashkisë që dha dorëheqjen pasi i doli video duke bërë seks në zyrë.

SPAK mësohet e ka nisur punën për hetimet nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bashkisë, por edhe regjistrin e hyrje daljeve në këtë institucion. Dëshmia e vajzës është kryesore në këtë histori. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

“Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit.

Çfarë ke tjetër për të thënë? Zëri i Amerikës: SPAK do të kërkojë shoqërimin e Gjicit

Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv” shkruan Zëri i Amerikës.

Ndërkaq, sipas nenit 105 i Kodit Penal, parashikohet që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë. Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale.

Dritëhijet e skandalit/ Çfarë tha vajza në SPAK, si i shpëton Safet Gjici burgut?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit