Çdo hap i Luiz Ejllit përbën interes të madh për publikun. Ndaj edhe vizita e tij në SHBA pritej me padurim nga ndjekësit. E ndoshta jo për aktivitetet e tij muzikore, sa për takimin e shumëpritur me familjen.
Pas gati 1 jave që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin.
Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.
Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar. Lexo ketu lajmin e plote….