Gjermania do të reformojë ligjin e shtetësisë këtë vit dhe do të mundësojë shtetësinë e shumëfishtë për emigrantët, tha kancelari Olaf Scholz.
“Me reformën, kushdo që merr nënshtetësinë gjermane do të mund të mbajë shtetësinë e mëparshme”, tha ai, duke shtuar se aktualisht, ky është rasti për shtetasit nga vendet anëtare të BE- së dhe disa vende të tjera.
“Kjo është një reformë e nevojshme, tani po hyjmë në vijën përfundimtare dhe kjo do të realizohet brenda këtij viti”, tha ai.
Mbi 10 milionë nga 84 milionë banorët e Gjermanisë janë të huaj dhe shumë prej tyre nuk kanë nënshtetësi gjermane , edhe nëse ata prej kohësh jetojnë në vend.
Sholz ka thënë vazhdimisht se përshpejtimi i procesit të natyralizimit do të rriste integrimin dhe pjesëmarrjen sociale dhe politike.