Forcat pushtuese të Moskës kanë marrë rreth 300 fëmijë nga distrikti ukrainas i Berdianskut në republikën Çuvash të Rusisë. Kështu deklaroi në Telegram kryetari i bashkisë në mërgim të Melitopolit të pushtuar, Ivan Fedorov.
“Ata po i dërgojnë fëmijët 1600 kilometra larg shtëpisë në thellësi të Rusisë dhe do t’i mbajnë peng,” shkroi Fedorov, cituar nga mediat ukrainase.
Kjo nuk është hera e parë kur Ukraina akuzon për pengmarrje të fëmijëve nga ana e Rusisë, ndërkohë kjo e fundit ka hedhur poshtë këto pretendime.