-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon lirimin e 3 policëve të Kosovës

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen drejtuar presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë së tij që të lirojë menjëherë 3 policët e Kosovës të ndaluar disa ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi Matthew Miller shkruan se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin e BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruhet në reagim.

Për këtë çështje reagoi dhe përfaqësuesja e PE për Kosovën, Viola Von Cramon, e cila ripostoi reagimin e Departamentit të Shtetit, duke komentuar mbi të “Më në fund”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit