Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas policisë, viktima mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.