-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mërgata e elitave të mjekësisë, 22% e doktorëve janë larguar nga vendi!

Kryesoret

Rreth 1028 mjekë kanë emigruar nga vendi dhe përbëjnë 22% të stokut të mjekëve në Shqipëri prej 4745 doktorësh, evidentoi studimi i fundit i profesorëve Ilir Gëdëshi, Russell King dhe Amarildo Çeka, sipas të cilit ata që emigrojnë janë elita e studentëve të mjekësisë.

Fenomeni i largimeve mori përmasa të larta në dekadën e fundit. Rreth 62% e të diplomuarve në mjekësi në 2018-2022 përgatiten të largohen.

Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë, janë 22,834 studentë të cilët përbëjnë 18% të totalit të studentëve.

Numri i studentëve në degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen, duke e ekspozuar vendin tonë ndaj kostove të larta të emigrimit të kapitalit human. Si mund të frenohen largimet dhe si mund të përfitojmë nga diaspora e mjekëve jashtë vendit

Emigracioni është një fenomen i përhapur masivisht në popullsinë shqiptare, në të gjitha grupmoshat, nivelet arsimore dhe vendbanimet, por në disa profesione jetike, si mjekësia, largimet janë në nivele alarmante.

Mjekët dhe mësuesit janë themeli i shërbimeve publike në çdo shtet. Largimi masiv i mjekëve, sidomos elitave të reja, lajmëron dobësi në shërbimin shëndetësor në një popullsi që po plaket me shpejtësi dhe barra e sëmundjeve sa vjen e rritet.

Mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Për formimin e një mjeku specialist duhen 6 vite studime të përgjithshme dhe specializimet që zgjasin deri në katër vite.

SHRKIMI I PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit